Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Pashk Buzhala ka shprehur një falënderim të madh për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie, që morën pjesë në tubimin zgjedhor të PDK-së në Klinë.
Ai në një postim në Facebook shkruan se simpatizantët dhe përkrahësit e shumtë të PDK-së, i detyruan kryetarin e Degës së PDK-së në Klinë Sokol Bashotën dhe kryeministrin e ardhshëm Kadri Veselin që t’i mbajnë dy takime dhe dy fjalime.
“Shkaku: Salla e Kulturës në Klinë ishte shumë e vogël për anëtarët, përkrahësit dhe për simpatizantët, dhe një numër i madh i tyre mbetën jashtë sallës! Faleminderit Klina ime! Falënderim i madh për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së! Bashkë drejt fitores së madhe të PDK-së, që do të ndodhë më 6 tetor! #KADRIVESELI #KRYEMINISTËR!”, shkruan Buzhala. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.