×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Premtimi i Kurtit: Nuk do të ketë më karton të gjelbër për mërgimtarët

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 8:42

    Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka hapur zyrtarisht fushatën parazgjedhore duke shpalosur programin e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Ai ka folur për luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, arsim e bujqësi.

    Në fokus të programit të Vetëvendosjes u përmend edhe diaspora.

    Sipas Kurtit, roli i mërgatës në ekonominë e Kosovës ka qenë i madh por sipas tij mërgata ka potencial shumëfish më të madh për zhvillimin ekonomik dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në zhvillimin e Kosovës.

    “Nuk do të ketë karton të gjelbër më për mërgatën”, ka premtuar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!