×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Profesori nga VV kritikon Haradinajn pasi e quajti Kurtin “mashtrues”

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 12:10

    Profesori universitar, Flamur Maloku, e ka kritikuar ashpër kryeministrin në ikje, Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit e quajti kryeministrin në ardhje si mashtrues.


    Maloku i ka përmendur numrin e ministrive dhe zëvendësministrave të Qeverisë së shkuar, duke nënkuptuar se qeveria e re ka shumë më pak.

    “Kryeministri në ikje, i 23 ministrive, i rreth 80 zv.ministrave, i humbjes së 53-milionëshit, i përjashtimit nga EQAR-i dhe i dështimeve të tjera, e paksa quajtur mashtrues Albin Kurtin vetëm pse marrëveshja me LDK-në ka zgjatur. Koha është dëshmitari më i mirë thonë, por e kaluara është e ditur. E kaluara e qeverisë tënde dihet si ishte; korrupsion, nepotizëm dhe dështime diplomatike”, ka shkruar ai.

    Sidoqoftë, Haradinaj dje pasi u bë publike arritja e marrëveshjes VV-LDK, e përmendi faktin se këto dy parti ishin vonuar dhe shtoi se “Kurti do të jetë mashtrim si kryeministër”.

    Haradinaj edhe sot vazhdoi me fjalët e njëjta, duke përmendur rritjen e numrit të ministrive si mashtrim. Ai tha se Kurti është dashur ta pranojë që duhen më shumë sesa 12 ministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!