×
  • Lajme
  • Pa kategori

    PZAP e ashpër me partitë politike, gjobat arrijnë shumën e 21 mijë eurove

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 17:52

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar përsëri gjoba për disa nga subjektet politike, për të cilat kishte pasur ankesa kryesisht për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes.

    Prej 9 ankesave të shqyrtuara PZAP-i ka marre vendim qe 7 ankesa ti pranoj të bazuara, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar dhe 1 ankesë e ka hedhur të palejuar.

    AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,500.00 euro,

    PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 9,200.00 euro,

    LDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000.00 euro,

    LVV i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 7,200.00 euro,

    Lista Serpska i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,200.00 euro

    Gjithsejtë ne seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 21,100.00 euro.

    Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga PZAP-ja.

    “PZAP-i, në seancën e mbajtur me datën 12.02.2021, ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura nga subjektet politike dhe akter tjerë në zgjedhje si në vijim: Drejtoria e Inspeksionit Drenas, ka paraqitur tri (3) ankesa, një (1) ankesë kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK dhe një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV). Lëvizjes Vetëvendosje!, ka paraqitur tri (3) ankesa, një (1) ankesë kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK dhe një (1) ankesë kundër Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ). Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ), ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! Za Slobodu, Pravdu i Opstanak, ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lista Serpska”, thuhet në komunikatë.

    Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

    Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore

    Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

    Përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës

    Vendosja e posterave ne rruge publike

    Përdorimi i gjuhës se urrejtjes

    Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

    Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

    Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

    Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

    Vendosja e shiritave të kuq në rrugë

    Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

    Vendosja e posterave në objekte publike.

    Vendosja e grafiteve në objekte publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!