Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, ka dalë i pari nga mbledhja e kryesisë së Kuvendit, dhe ka folur para mediave.
Ai ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për votimin e rrëzimit të Qeverisë Kurti të mbahet nesër në ora 11:00, siç ka raportuar pak minuta më parë edhe Gazeta Online “Reproteri.net”.
Tutje, Selimi është munduar që të bindë mediat se nesër nuk ka kushte që në sallë të Kuvendit të mbahet seancë, sipas tij, nga rreziku nga Coronavirusi.
Ai tha se nga të gjithë pjesëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe dy anëtarët e partisë së Kryeministrit Kurti, kanë votuar kundër mbajtjes së kësaj seance nesër.
Mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit, pas më pak se 50 ditë në pushtet, është iniciuar të premten e shkuar, nga partneri i koalicionit LDK-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.