Këtë javë e ftuar në emisionin n’Kosovë Show ishte një viktimë e luftës së Kosovës. E mbijetuara e dhunës seksuale ka rrëfyer momentet më të tmerrshme të jetës.
Thotë se ajo ishte së bashku me tre gra të tjera derisa u përdhunuan nga pesë paramilitarë serbë.
“Na morën rob, na zhvishen me dhunë dhe bën gjithçka të zezë në trupin tonë”, shpjegon ajo, duke treguar se në trupin e saj ende janë shenjat nga dhunimi i asaj dite.
Në Kosovë besohet se rreth 20 mijë persona ishin përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999.
https://youtu.be/v5UNUIx-hDk
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.