×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Rexhep Selimit i thahet goja derisa “mallkon” rivalët politikë

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 15:04

    Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubim elektoral në Klinë nga ku qytetarëve u është drejtuar ish deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi.


    Në një fjalim goxha të gjatë, Selimi ka folur për oponentët e tij politikë duke akuzuar partitë ata që deri më sot ishin në pushtet për keqqeverisje, shrkuan reporteri.net.

    Duke i quajtur ata që deri më sot e kanë drejtuar Kosovën, si kapadai e mafiozë, Selimit në një moment i thahet goja dhe fillon të kollitet, pas çka nis të “mallkojë” me fjalët: “E hëngrën Kosovën, he në fyt ju mbetë”.

    Mirëpo, edhe në vazhdimit të fjalimit, Selimi ka pasur vazhdimisht probleme me kollitjen pas çka organizatorët janë detyruar tia sjellin një shishe me ujë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!