×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Selmanaj: Slogani “Krejt dhe drejt” është slogan i Hitlerit

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 8:49

    Driton Selmanaj, kandidat për deputet, njëherit zv.kryeministër në detyrë ka kritikuar ish-qeverinë Kurti.


    Ai ka thënë se gjatë qeverisjes 50 ditëshe të Kurtit, është diskutuar tërheqja e trupave të SHBA nga Kosova.

    Selmanaj ka kritikuar sloganin e VV-së “Krejt dhe drejt”, derisa ka thënë se është simbol i Hitlerit, shkruan Reporteri.net.

    “Ka ardhë koha në Kovë që ne duhet të flasim hapur. Në Kosovë me Lëvizjen Vetëvendosje, kemi menduar në emancipimin e tyre…Aktivistë Vetëm shikoni historinë, formën e manifestimeve, si për ditën e çlirimit, qoftë për ditë të caktuara në Bashkimin Sovjetik në Korenë e Veriut, në Venezuelë, në Shqipërinë e Enver Hoxhës, në Jugosllavi e Josip Broz Titos, shikoni këto, keni me i pa këto pamje të shiritave. Kjo më asocon me një relikt të së kalumes që dikush po provon ta kthejë, po vjen një rrezik i madh për Kosovën, një qasje autokratike, një qasje diktatoriale, një sistem i papranueshëm. Shifni sloganin “Krejt dhe Drejt”, njana nga sloganet e Gjermanisë së Luftës së Dytë Botërore, Hitleri thoshte para masës, merrni shikoni. Është punë e mediave. Këto pamje janë të papranueshme./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!