×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Qeveria ka ndarë 600 mijë euro për festën e Pavarësisë

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 14:56

    Flamujt e Republikës kanë filluar të vendosen në sheshet kryesore të Prishtinës, për nderë të përvjetorit të 12-të të pavarësisë së Kosovës.


    Për festimet e 12 vjetorit të pavarësisë, janë ndarë gjithsej 600 mijë euro nga buxheti i shtetit shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Këtë e kishte bërë të ditur në një intervistë muajin e kaluar ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi.

    1/12 e buxhetit është e ndarë dhe për 17 Shkurt i kemi mjetet, nuk është problem për ato mjete.
    Është e paraparë 1/12 e buxhetit. 600 mijë euro janë për muajin e parë dhe 600 mijë euro për muajin e dytë.” – ka thënë ai.

    Vitin e kaluar, 500 mijë euro nga 600 mijë të parapara për muajin shkurt, ishin shpenzuar vetëm për festën e pavarësisë.

    Vetëm për 1 mijë lapsa me ikonën e pavarësisë, qeveria kishte paguar 3 mijë euro.
    Ndërsa emblemat metalike që liderët shtetërorë i kishin vendosur në xhaketat e tyre, buxhetit të shtetit i kushtuan 4 mijë e 900 euro.

    Grilat dhe barrikadat që kanë ndarë qytetarët me ceremoninë shtetërore, kanë kushtuar 13 mijë e 300 euro.

    Hiç më pak se 25 mijë euro u paguan për 11 minutat me fishekzjarre për përvjetorin e 11-të të pavarësisë.

    Në katër sheshet kryesore, nga Grandi deri te Kuvendi, zbukurimi i 75 shtyllave thuhet se kushtoi rreth 14 mijë euro.

    Në shtatë qytete të Kosovës u dërgua deklarata e pavarësisë dhe kjo i ka kushtuar arkës së shtetit 27 mijë euro.

    Ndërkohë, koncerti në shesh kushtoi rreth 33 mijë euro, 18 mijë prej të cilave shkuan për artistët të cilët performuan atë natë.

    Në krahasim me qeverisjen e Haradinajt, në vitin 2017, qeveria e Isa Mustafës pretendon të ketë shpenzuar 430 mijë euro më pak për festën e 17 Shkurtit, pra vetëm 70 mijë euro.

    Këtë e ka deklaruar Ministri i atëhershëm i Financave, Avdullah Hoti.
    Ai kishte publikuar një grafikë ku shfaqeshin të gjitha aktivitetet për ditën e pavarësisë në vitin 2017 dhe 2019, duke bërë krahasimin mes tyre.
    Shpenzimet e 2019-tës rezultojnë shumë herë më të larta se ato të vitit 2017, ndonëse aktivitetet ishin pothuajse të njëjta.

    Qeveria e kaluar është kritikuar mjaft shumë për shpenzimet e mëdha nga opozitarët e atëhershëm, të cilët morën drejtimin e institucioneve shtetërore më 2 shkurt të këtij viti.

    Pamjet nga vendosja e flamujve në shesh:  

     

    /Reporteri/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!