×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Shqipëri – 830 mijë euro ndihma ushqimore për familjet në nevojë

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 15:17

    Ndalim-qarkullimi në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19, ka vendosur në vështirësi shumë familje që po përballen me probleme të furnizimit me ushqime.


    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi magazinën e rezervave të shtetit nga ku po nisen çdo ditë pako ushqimore për familjet në nevojë.

    Xhaçka foli në lidhje me kontratën e finalizuar së fundi prej 830 mijë eurosh, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve të vendosur në vështirësi nga situata e pandemisë.

    Olta Xhaçka: Kontrata që sapo kemi finalizuar, prej 830 mijë eurosh, na krijon mundësinë që të furnizohemi me mallra ushqimore për t’i ardhur në ndihmë mbi 30 mijë familjeve

    Ministrja u shpreh se gjatë kësaj periudhe janë ndihmuar 185 mijë qytetarë dhe familje në nevojë.

    Xhaçka vlerëso edhe punonjësit e rezervave të shtetit dhe efektivët e Komandës Mbështetëse për punën që po bëjnë.

    Opozita ka akuzuar ministrinë e Mbrojtjes dhe qeverinë për korrupsion me tenderat e zhvilluar javët e fundit lidhur për furnizimin e popullatës në nevojë me artikuj ushqimorë.

    Megjithatë ministrja e Mbrojtjes nuk i ka momentuar deklaratat e Partisë Demokratike duke theksuar se paketa financiare e qeverisë krijon më tepër mundësi për të ndihmuar shtresat në nevojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!