×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Sonte përmbyllet votimi përmes postës, deri më tash në KQZ kanë mbërritur mbi 38 mijë pako me fletëvotime

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 19:39

    KQZ ka bërë të ditur se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit.


    “Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako”, ka thënë Elezi.

    Ai ka theksuar se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e policisë si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.

    Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur javë më parë se 103,582 personave jashtë Kosovës u është mundësuar shfrytëzimi i kësaj të drejte, derisa rreth 27,000 aplikuesve të tjerë nuk u janë pranuar aplikacionet.

    Votimi përmes postës për zgjedhjet në Kosovë ka nisur më 2 shkurt.

    Shumë qytetarë janë ankuar se pavarësisht pse kanë dërguar dokumentet e kërkuara gjatë aplikimit, nuk kanë gjetur emrat e tyre në listat përfundimtare të KQZ-së.

    Ditëve në fundit është vërejtur një rritje e numrit të qytetarëve të nisur drejt Kosovës.

    Qoftë përmes transportit ajror, apo atij rrugor, ata kanë thënë se një nga arsyet e vizitës është edhe pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!