×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Sot pritet të arrijnë pakot e para me votat e mërgatës

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 14:55

    Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka njoftuar se do të pranojnë sot pakot e para të supozuara me fletëvotime nga DHL Kosovë në orën 15:00.


    “Këto pako të përcjellura nga Policia e Kosovës, pastaj do të vendosen në hapësirën e ruajtjes, e cila gjendet në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

    Kjo zyrë, ka ftuar subjektet politike dhe organizatat të cilat kanë të akredituar vëzhgues që të vëzhgojnë procesin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!