Kandidati për deputetët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se pozicioni që e kanë marrë me kandidatin për president është i drejtë dhe si i tillë i flenë më së miri Ramush Haradinajt.
Ai ka thënë se AAK është e para që e ka vendosë programin dhe ai e ka fuqinë më të madhe në fushën e ekonomiseë.
Tahiri ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë është e fuqishme dhe mbi 60 persona të saj janë të rinj.
“Ajo që e di është se si subjekt politik nuk kemi hy në zgjedhje më të konsoliduara se tash. Kemi qeverisje shumë të mirë në komuna, edhe në Qeveri kemi bërë shumë punë të mirë dhe jam i bindur se rezultati do të jetë më i mirë se zgjedhjet e kaluara”, ka thënë ai.
Tahiri ka shtuar se deklarime që AAK nuk do ta kalojë pragun ka pasur edhe më herët por gjithmonë ka dështuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.