×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Të gjithë në pritje të qeverisë së re, Avdullah Hasani shënon edhe një sukses të jashtëzakonshëm

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 19:18

    Ndërkohë që sytë e të gjithë kosovarëve janë të drejtuar kah Qeveria e re, negociatat për formimin e së cilës po zgjasin tash e tre muaj,  Shefi i Task-Forcës për Anti Drogë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, po vazhdon të shijojë “sukseset” e punës së tij. 


    Hasani përmes një postimi në Facebook ka treguar që çdo herë e më shumë shkollat dhe universitetet e Kosovës po i bashkangjiten fushatës kundërt përdorimit të narkotikëve, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka treguar se sot ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

    Hasani është shprehur i lumtur që edhe Universiteti i Gjakovës do t’i bashkëngjitet fushatës kundër përdorimit të narkotikëve.

    “Jam shumë i lumtur që edhe Universiteti i Gjakovës do t’i bashkëngjitet fushatës tonë intensive që do ta fillojmë së shpejti. Sot, pata kënaqësinë që të marrë pjesë në “Ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, ku Universitetit dhe rektorit Prof.dr Artan Nimani i ndava certifikatën “ Ambasador i fushatës shtetërore kundër narkotikëve”, ka shkruar Hasani.

    https://www.facebook.com/avdullah.hasani.9/posts/2983350188350889

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!