Presidenti Hashim Thaçi para nisjes për në Hagë ka qëndruar dje në Prekaz, ku ka bërë homazhe.
Ndërkaq sot presidenti ka njoftuar se ka bërë homazhe edhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Nga aty, Thaçi tha se sot më shumë se kurrë duhet mësimi i urtësisë së presidentit Rugova dhe respektimi i gjakut të derdhur për Kosovën.
“E kam njohur presidentin Rugova si bashkudhëtar drejt lirisë, paqes dhe pavarësisë. Si dy njerëz me mendime të ndryshme, por me një qëllim, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë rritet pesha, respekti im mbi historinë tonë të përbashkët për liri dhe shtet ndërtim. Lufta në emër të paqes dhe të drejtave të njeriut ndryshoi mendimin e botës për Kosovën dhe konfirmoi botërisht të drejtën e saj për një shtet ku shqiptarët do të qeverisin bashkë me pakicat e jo të sundohen nga një pakicë e vetme”, tha ai.
Ai tha se me respektin për presidentin Rugova dhe të gjithë atyre që dhanë jetën, do të niset për në Dhomat e Specializuara, për të cilat theksoi se i krijuan vetë si vendim strategjik, besim dhe respekt ndaj SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së.
Kreu i shtetit tha se do të kthehet kurdo qoftë prej andej me gjithë pastërtinë e pohuara edhe të bashkëluftëtarëve të tjerë.
“Nderim e mirënjohje gjithmonë presidentit të parë të Kosovës, si dhe gjithë atyre që dhanë jetën në rezistencë paqësore në fillim dhe pastaj në atë të armatosur deri në fund. Me këtë respekt e mirënjohje do të nisem për në Dhomat e Specializuara që i krijuam vet si vendim strategjik si besim, respekt ndaj SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, për t’u kthyer kurdo qoftë prej andej me gjithë pastërtinë e pohuar edhe të bashkëluftëtarëve tjerë botërisht dhe jetës sime për Kosovën e lirë dhe demokratike”, tha ai.
Kujtojmë se më 24 qershor, Prokuroria Speciale ka bërë publike propozim-aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/897931847340892/?__xts__%5B0%5D=68.ARBGfFu_RShwtavzGzyGrnsyuCbuSbT450BYn8OqkIu05etcA7qWJ2DZEuSWLVCg4N3Ct8f0smRA6dqVVMnwuHs2-BmfHBwItE7VjxF5FTi7uktwF2IyPGGgQ4IioXmeqmp3OZaU0bpJraWhfSdac3WDnFjPN1bmnCLDxxeNGg5o7LDhTDOaYHkyq5HXlBkooV67BZYSmOcffNUNjDMAHZngcqBQFvuYOXnx0ZSlb2UPo7rSrC27guPZFQJ8AwGuhJ8PIgpsri_GmYUUJM5HhZAOhdooBkJ5h6qB3f2riby5jfXMH_LtDqYGV82jnmUoTP3aUj7vNtK0CjJbqy24H_3WMDds1dWzltzoFA&__tn__=-R