×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Veseli i përgjigjet Grenellit: Albini është gënjeshtar, plani im i qartë prej janarit 2019

    Reporteri
    07 Shkurt 2020 | 18:27

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadorit Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi, i cili sot gjatë ditës ka shkruar në Twitter se kërkesa për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe është kërkesë e SHBA-së.


    Në përgjigjen e tij, Veseli ka shkruar se Albin Kurti është gënjeshtar. Lideri i PDK-së ka thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019.

    Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë“, ka shkruar Veseli.

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!