×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Veseli-mësimdhënësve: I njihni vendimet e guximshme të PDK-së për pagat në arsim

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 22:59

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka takuar mësimdhënësit e Prizrenit, të cilët, sipas tij, i njohin më së miri vendimet e guximshme të PDK-së për t’i ngritur pagat dhe forcuar dinjitetin e tyre.


    “Prizreni çdo ditë e më shumë po i beson PDK-së dhe vizionit tonë. Dhe mësimdhënësit që sot i takova, i njohin më së miri vendimet e guximshme të PDK-së për t’i ngritur pagat dhe forcuar dinjitetin e tyre.

    Si Kryeministër do të kem kujdes të veçantë për rritjen e cilësisë në arsim, duke shtuar fondet shtetërore dhe përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe universitare. Mbrëmjen e kalova me takime të shumta edhe në fshatrat e Anadrinisë së Prizrenit dhe në Drenoc të Rahovecit. Përkrahësve dhe qytetarëve u kërkova më tepër angazhim për ta bërë më të madhe fitoren e PDK-së më 6 tetor. #PDK112”, ka shkruar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!