×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Veseli nga Skënderaj: Në Drenicë i erdhi fundi Serbisë

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 18:11

    Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubim elektoral në Skenderaj.


    Nga aty kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka qenë fjalëpak, ngase siç është shprehur ai, në Drenicë flet puna, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera Veseli ka thënë se pikërisht në Drenicë i ka ardhë fundi Serbisë.

    “Unë nuk do të flas gjatë, për faktin se në Drenicë më shumë flet puna. Këtu i ka ardhë fundi Serbisë, në Drenicë. E ka nisë në 1912, Ahmet Delija, e ka vazhdu Azem Galica 1924, Shaban Polluzha në 1945 e deri te Adem Jashari. Unë në vendin e lirisë, sakrificave ku kemi aq shumë të rënë dua të them se 6 tetori është referendum dhe jam i sigurtë se qytetarët e Kosovës do të dinë t’i përgjigjen masovikisht këtij referendumi. Ju ftoj të gjithëve, si sot në Skenderaj mos u përçani mes vete, sepse Kosova jonë është e shenjtë për ne”, ka thënë ndër të tjera Veseli. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!