×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Veseli paralajmëron fitoren e PDK-së nga Vushtrria

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 21:19

    Lideri dhe kandidati i PDK-së, Kadri Veseli ka paralajmëruar fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e së dielës.


    Para shumë simpatizantëve në Vushtrri, Veseli ka thënë se nga këtu do të kurorëzohet fitorja.

    “Nga Skenderaj i Adem Jasharit, erdhëm këtu në Vushtrrinë e Hasan Prishtinës, për të kurorëzuar në Prishtinë fitoren e madhe të PDK-së”, ka thënë Veseli.

    Ai ka theksuar se është i nderuar në atmosferën e krijuar në Vushtrri, e cila sipas tij do të bartet në çdo cep të Kosovës.

    “Të dielën me 6 tetor është referendum për Kosovën. Do të vendosim për një Kosovë pa korrupsion, për një Kosovë perëndimore dhe për SHBA-në, do të vendosim për PDK-në dhe numrin 112”, ka thënë Veseli.

    Ai iu ka bërë thirrje të rinjve të Vushtrrisë që të orientohen kah IT-ja, sepse në këtë sektor do të ketë investime të mëdha nga qeverisja e PDK-së.

    “Do të përkrahim të rinjtë, bizneset, bujqit, dëshmorët. Me 6 tetor mbanë këtë entuziazëm dhe dilni votoni për PDK-në dhe numrin 112”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!