Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot edhe disa persona me aftësi të kufizuara, për të cilët ka premtuar më shumë përkrahje dhe mundësi.
Veseli ka thënë se duhet ta rrisim kujdesin institucional dhe shoqëror për këtë kategori të ndjeshme shoëqrore.
“Ne duhet ta rrisim kujdesin institucional dhe shoqëror për personat me aftësi të kufizuara.
Si kryeministër i ardhshëm do të angazhohem që ta rris ndërgjegjësimin e shoqërisë, duke luftuar stereotipet, paragjykimet dhe praktikat e dëmshme lidhur me këtë kategori shumë të ndjeshme shoqërore.
Ata meritojnë më shumë përkrahje, më shumë mundësi nga institucionet dhe nga tërë shoqëria jonë!
Së bashku mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, për shtetin tonë! #PDK112”, ka shkruar Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.