×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vetëvendosja i thotë Haradinajt: Po gënjen!

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 23:21

    Lëvizja Vetëvendosje po akuzon kryeministrin Ramush Haradinaj se ka gënjyer kur ditë më parë, deklaroi për ulje të papunësisë në vendin tonë.


    Partia e Albin Kurtit thotë se edhe të dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës demantojnë deklaratën e kreu të ekzekutivit, shkruan Reporteri.net.

    VV përmes një postimi të bërë në faqen e Facebookut thotë se Haradinaj mund të gëzohet me të dhënat nga tregu i punës, duke manipuluar me përqindje, por realiteti që shfaqin ato është rritje e numrit të personave joaktivë, ulje të të punësuarëve dhe rritje të numrit të të papunëve.

    Vetëvendosje thotë se në krahasim me tre mujorin e parë të vitit 2018 papunësia është rritur për 2.253 persona, kategoria e personave joaktivë është rritur për 18.172 persona kurse numri i të punësuarve është ulur për 1.354 persona.

    Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook më 20 qershor deklaroi se të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur në 26.9% për periudhën Janar-Mars 2019 në krahasim me periudhën Tetor-Dhjetor 2018 që ishte 31.6%.  /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!