Lëvizja Vetëvendosje nesër kujton protestën e 10 shkurtit të vitit 2007, në të cilën protestë mbetën të vdekur dy aktivistë.
Përveç kësaj në këtë protestë mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajti me plumba gome drejt turmës.
Protesta ishte thirrur për kundërshtim ndaj Pakos së Ahtisaarit.
Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë tentuar të shpërthejnë kordonin e policisë së Kosovës dhe policisë së UNMIK-ut, që ishte vendosur në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Prijësi i kësaj proteste, atë kohë ishte, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tashmë është kryeministër i vendit.
Madje ai në disa momente ishte përballur keq me policinë rumune.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.