Kandidatja e Vetëvendosjes për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive e destabilizon Kosovën dhe është më i rrezikshëm sesa ndryshimi i kufijve, transmeton Reporteri.net.
“Asociacioni me kompetenca ekzekutive është po aq i rrezikshëm sa ndryshimi i kufijve, sepse e ka atë qëllim përfundimtar, madje e destabilizon Kosovën për një kohë të gjatë”, tha Osmani.
Sipas saj, duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese me lidhje me asociacionin.
“ Prandaj duhet patjetër të respektohet ajo që ka thënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ne presim edhe nga aleatët e tanë ndërkombëtarë që ashtu siç po ba bëjnë thirrje të respektojmë vendimet e tjera të kushtetueses, që të mos bëhet përjashtim as për këtë vendim”, shtoi Osmani në Debat Plus në debatin e fundit para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Osmani ka thënë se Kushtetuesja e ka thënë qartë se ai madje as nuk mund të quhet Asociacion të Komunave Serbe sepse Kushtetuta jonë kërkon që çdo institucione të jetë multietnik.
“Ai skenar duhet të eliminohet sepse Kosova i ka dhënë mjaft Serbisë”, është shprehur ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.