×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vjosa Osmani: Fitorja e LDK-së do të jetë e thellë

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 19:56

    Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur tubim elektoral me qytetarët e lagjjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.


    Para të pranishmëve ajo tha se fitorja e LDK-së do të jetë e thellë në gjithë Kosovën.

    “Fitorja e LDK-së do të jetë e thellë ne gjithë Kosovën, sa që të tjerët do të dalin të dëshpëruar. Kodra e Trimave ishte simbol i rezistencës paqësore dhe të luftës gjatë viteve të 90-ta. Është lagjja që dëshmoi se shqiptarët nuk dorëzohet kurrë. Dhe ju nuk ia kthyet shpinën kurrë LDK-së. Vranjevci na ka mësuar si ti nderojmë njerëzit që kanë kontribuar shumë LDK-së dhe Kosovës.”

    Osmani theksoi se me datën 6 tetor Kosova do të jetë në festë sepse të korruptuarit nuk do të kenë vend në institucione.

    “Të korruptuarit që janë të lidhur me krimin kurrë nuk do të kenë vend në institucione. Kot e kanë ata që mundohen të mashtrojnë qytetarët e zhvatin. Më 6 tetor secili nga ne do të festoj, secili i ri e secili nënë e babë, ashtu si po festojmë nga Kodra e Trimave. Jemi në festë sepse Kosova po çlirohet nga të korruptuarit dhe do të miqësi me SHBA-në.”

    Fjalë rasti në këtë tubim pati edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se LDK duhet të fitojë me çdo kusht.

    Mustafa theksoi se Kodra e Trimave është një bastion i LDK-së që nuk ka humbur kurrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!