×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vjosa Osmani për grafitet ku Glauk Konjufca është i pari: Nuk kam kohë të humbi minuta për këtë çështje

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 21:30

    Kandidatja për presidente nga radhët e VV-së, Vjosa Osmani, ka komentuar grafitet në të cilat emri i Glauk Konjufcës paraqitet i pari në listën e VV-së dhe mbi emrin e saj.


    Osmani i prin listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit me numër 2 derisa Glauk Konjufca është pas saj me numër 3. Kjo pasi emri i Albin Kurtit u hoq nga lista.

    “Ne jemi në një koalicion nëpërmjet një marrëveshje të zotimeve që e kemi nënshkruar”, tha Osmani.

    “Sa i përket grafiteve s’kemi kohë për të humbim minutat e këtij emisioni me këtë çështje”, tha ajo.

    “Dua të potencoj se bashkëpunimi që kemi ndërtuar me Lëvizjen Vetëvendosje me që të gjithë anëtarët nga z.Kurti, z.Konjufca e deri te anëtari i fundit ka qenë i shkëlqyer, i jashtëzakonshëm dhe përtjet pritshmërive tona”, theksoi Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!