×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata në veri, KFOR: Prishtina dhe Beogradi t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut, të shmanget përshkallëzimi

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 10:43
    KFOR

    Për situatën në veri, nga KFOR është thënë se e vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut.

    Në reagimin e KFOR-it është shtuar se duhet të arrihet një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

    Po ashtu thuhet se është e rëndësishme që të shmanget çdo përshkallëzim.

    Tutje, shtohet se KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.

    “E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!