×
  • Lajme
  • Lajme

    Të hënën seancë e jashtëzakonshme për shtrenjtimin e rrymës

    Reporteri
    21 Janar 2022 | 18:19

    Të hënën, më 24 janar, me fillim nga ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Temë e diskutimit do të jetë shtrenjtimi i çmimit për energjinë elektrike.

    Debati për shtrenjtimin e energjisë elektrike u mundësua pasi opozita siguroi nënshkrimet e nevojshme.

    Për të lehtësuar barrën e qytetarëve nga rritja e pritshme e çmimit të rrymës, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 75 milionë eurosh në formë subvencionimi për ta.

    Subvencionet e Qeverisë do të shfrytëzohen për një periudhë njëvjeçare.

    Faturat me rritje, në rast se propozimi i ZRRE-së kalon, do të shpërndahen nga data 1 shkurt, 2022, dhe shqyrtimi i rregullt i tyre do të bëhet në muajin mars të vitit 2023.

    Po të njëjtën ditë, Kuvendi nga ora 11:00 do të mbajë edhe një seancë të rregullt.

    Rendi i ditës:

    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

    Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

    Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

    Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

    Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

    Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

    Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

    Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

    III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

    Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

    Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb.​

    1.Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!