×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Faton Abdullahu: Pa PDK-në e ha dreqi këtë vend

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 23:59

    Faton Abdullahu i cili para pak javësh ka hyrë në PDK, ka paralajmëruar se partia e tij kurrë nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.


    Abdullahu tha se nëse VV vazhdon ta ketë mendimin se thikat me harta janë në SHBA nuk lidhin koalicion me partinë e Albin Kurtin.

    “Nuk hyjmë kurrë në koalicion me VV-në nëse ata thonë se në SHBA ka thika”, tha Abdullahu në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se pa Partinë Demokratike të Kosovës shtetin e Kosovës e ha dreqi.

    “Pa PDK-në e ha dreqi këtë vend”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!