Ish-kryeministri Berisha: Haradinaj i duhuri për President

Mos harroni një moment, 15 vjet më parë Haradinaj ishte kryeministër dhe e kërkuan në Hagë, ai dha dorëheqje dhe u nis drejt Hagës në një kohë kur udhëheqësit serb që kërkoheshin nga drejtësia ndërkombëtare futeshin në vrima të miut”, ka thënë Berisha.


Ish-kryeministri shqiptar ka kujtuar edhe deklaratën e presidentit amerikan në atë kohë, Bush i cili përmes një deklarate ka vlerësuar qëndrimin dinjitoz të Haradinajt.

“Jo vetëm shqiptarët që u ndjenë krenar, por në atë kohë mbaj mend si sot kur presidenti amerikan Bush bëri një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë për qëndrim dinjitoz të kryeministrit Haradinaj. Kështu që, unë nuk jam për të përcaktuar çfarë funksionesh dhe postesh, por unë mund të them se Haradinaj ka mbajtur qëndrime dinjitoze në të gjitha rrethanat e karrierës së tij”, është shprehur Berisha.