×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti: Do ta bëjmë edhe ligjin Anti-Mafia

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 22:16

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë thënë se Kosova do të bëhet me ligjin Anti-Mafia sapo ata të vijnë në pushtet, transmeton Reporteri.net.


    “Ligji anti-mafia dhe ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, për në sistemin e drejtësisë edhe Gjykatë të Punës edhe Komerciale, edhe Administrative. Sepse i kemi gjysmë milion raste të pluhrusoura në sirtarët e pallatit të drejtësië të cilët gjithsej i kanë bllokuar mi katër miliardë euro, mbi 60 për qind të bruto produktit vendor.”, tha ai.

    Edhe Vjosa Osmani ka folur për ligjin Anti-Mafia. Ajo ka thënë se kjo është ndër prioritetet e shkruara në programin e tyre. Osmani ka thënë se ky është ndër topprioritetet e qeverisjes së tyre.

    “ Ligji antiamfia është në prioritetet e shkruara. Ju e dini që ky ka qenë një ndër prioritetet që kemi bashkëpunuar me VV edhe në mandatet e kaluara për shkak se nëse nuk fokusohemi te konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme ne nuk arrijmë sukses në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Një ndër problemet themelore sot është se edhe kur kemi vendime për konfiskim një për qindje e madhe nuk zbatohen në praktikë ne duam që gjithë ajo shumë që konfiskohet të investohet në fushën e sundimit të ligjit. Ky është ndër top prioritete dhe unë besoj që në ditët e para të qeverisjes do të miratohet dhe duhet të jetë ndër ligjet e para”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!