×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthim në konsullatën ruse në Francë

    Reporteri
    24 Shkurt 2025 | 13:35

    Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në konsullatë ruse në Marsejë, në Francën jugore.

    Ministria e Brendshme franceze tha se shishe plastike u hodhën në murin e konsullatës në qytetin jugor të Marsejës dhe një shpërtheu, raportoi Reuters.

    Një pajisje e dytë u hodh, por nuk shpërtheu.

    Nuk pati viktima dhe i gjithë personeli dhe konsulli rus nuk u lënduan.

    Rusia i ka kërkuar Francës të ndërmarrë hapa për të përmirësuar masat e sigurisë.

    Nuk dihet menjëherë se sa dëme janë shkaktuar nga shpërthimi.

    Zyrtarët francezë të shërbimit zjarrfikës konfirmuan se ekuipazhet ishin në vendngjarje. Një ekspert për asgjësimin e bombave ishte gjithashtu në vend.

    Konsulli i përgjithshëm i Rusisë në Marsejë, Stanislav Oranskiy, tha se incidenti ndodhi brenda ndërtesës, raportoi media ruse e lajmeve RBC.

    Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Ministria e Jashtme ruse tha se incidenti kishte shenjat e një “sulmi terrorist” dhe kërkoi një hetim të plotë nga autoritetet franceze.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha: “Ne kërkojmë (nga Franca) masa shteruese dhe të menjëhershme për të hetuar, si dhe hapa për të forcuar sigurinë e misioneve të huaja ruse.”

    Incidenti në qytetin port vjen në përvjetorin e tretë të luftës në Ukrainë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!