Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur sot një aksion në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për Reporteri.net se aksioni lidhur me veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, se Prokuroria Themelore ne Prishtine ne koordinim dhe bashkepunim te ngushte me Policine e kosoves, sipas urdherese nga gjykata ka marre aksion per bastisje dhe kontroll ne institutcionin e arkives dhe institutcionin kadastral te Republikes se Kosoves per vepren penale “Keqperdorim i pozites apo autoritetit zyrtar” nga nen 414 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves”, thuhet në përgjigjen e Shalës.
Aksionin fillimisht e konfirmoi për Reporteri.net Kryeprokrurori i kësaj prokurorie, Zejnullah Gashi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




