×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    E konfirmon Kryeprokurori: Njësia Speciale kryen bastisje në objektin e Agjencisë Shtetërore të Arkivave

    Reporteri
    16 Korrik 2025 | 10:47

    Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, në objektin e Agjencisë Shtetërore të Akrivave.

    Aksionin për Reporteri.net e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi.

    Gashi s’ka dhanë detaje të tjera rreth aksionit.

    Reporteri.net ka pyetur edhe zëdhënësin e Policisë, Baki Kelanin, për këtë aksion dhe arsyen pse po zhvillohet, mirëpo deri në publikimin e tekstit s’ka kthyer përgjigje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!