×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Vdes edhe një punëtor i ndërtimtarisë, kishte rënë nga ndërtesa ku po punonte para një muaji

    Reporteri
    21 Korrik 2025 | 19:13

    Një person, që kishte rënë para një muaji nga kati i tretë i një ndërtese ku po punonte, ka vdekur sot. Bëhet fjalë për një 65-vjeçar nga fshati Gurrakoc i Istogut.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut më 24 qershor, kur viktima kishte pësuar lëndime në vendin e punës. Për shkak të lëndime të rënda, ai fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal të Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me urdhër të prokrurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Gashi.

    Edhe dy punëtorë të tjerë të ndërtimtarisë kanë vdekur sot në Gjakovë.

    Rastin e ka konfimuar për Reporteri.net drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta

    “Dyshohet se kanë rënë nga lartësia nga një objekt në ndërtim e sipër. Mjeku në emergjencë e ka konfirmuar vdekjen”.

    Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Reporteri.net se dy personat që kanë vdekur janë të moshës madhore.

    “Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Qaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”.

    “Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprime hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar ai.

    Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Të dyshuarit po hetohen në drejtim të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    Prokuroria njofton se ndaj tyre do të paraqitet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit./Reporteri.net

    Vdekja e dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë, Prokuroria ndalon për 48 orë dy persona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!