Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha në një konferencë për media ka distancuar veten nga artikulli kundër UÇK-së që nxiti reagime të shumta.
Basha ka përsëritur se kontributi i tij në punimin kundër UÇK-së është vetëm në Kapitullin 3, “i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën”.
Basha ka sulmuar mediat duke akuzuar për raportime të “rremë”.
Ai me të njëjtën retorikë kundër mediave në vazhdimësi, i ka sulmuar ato dhe duke i lidhur me Beogradin.
Basha pretendoi se po sulmohet me “të pavërteta” nga caqe të caktuara dhe tha se po sulmohet sikurse ish-presidenti Ibrahim Rugova.
“Gjatë këtyre gjashtë viteve portalet e shumta nuk kanë ndaluar duke më ulur dhe duke përfshi dhe gazeta të Beogradit duke më sulmuar. Të njëjtën e kanë bërë edhe ndaj Gërvallës për vite me radhë. Të njëjtit nuk duhet harruar që e kanë quajtur Ibrahim Rugovën, tradhtar. Të njëjtit kanë lobu për krijimin e Listës serbe. Në asnjë moment nuk kam marrë vendim kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë Basha në konferencën për media. /Reporteri.net/