×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Shaqir Totaj mban tubimin e fushatës me 13 shtator në kërim të mandatit të dytë si kryetar i Prizrenit

    Reporteri
    11 Shtator 2025 | 15:12

    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren është gati të nisë fushatën e saj zgjedhore me një ngjarje madhështore që do të mbahet këtë të shtunë, më 13 shtator, në orën 19:30, në terrenin sportiv pranë Bunkerit në Lagjen Ortakoll, një vend që do të mbushet me energji pozitive dhe entuziazëm qytetar.

    Nën moton “Prizreni në punë”, PDK-ja përforcon angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të komunës, duke prezantuar programin e për mandatin e dytë qeverisës. Vizioni mbetet i njëjtë – përkushtim për të sjellë ndryshime konkrete, përmirësim të infrastrukturës, rritje të mundësive për punësim dhe përkrahje të bizneseve.

    Gjithashtu, kjo ngjarje festive është një mundësi për qytetarët e Prizrenit që të takohen me përfaqësuesit e PDK-së, t’i dëgjojnë planet dhe idetë për të ardhmen dhe të kontribuojnë me sugjerimet e tyre në mënyrë që zhvillimi i qytetit të jetë sa më gjithëpërfshirës.

    PDK fton të gjithë qytetarët, simpatizantët dhe mbështetësit që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje të rëndësishme për ta treguar përkushtimin e përbashkët ndaj punës dhe progresit për Prizrenin.

    “Bashkë, me energji dhe vullnet të përbashkët, mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për komunitetin tonë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!