×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Njoftimi

    Justina Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e para grua në krye të këtij institucioni

    Reporteri
    19 Dhjetor 2025 | 12:29

    Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë.

    Në njoftimin për media bëhet e ditur se kryetare është zgjedhur Justina Shiroka Pula, nënkryetar Fejzullah Krasniqi dhe sekretar shkencor Bardh Rugova.

    Kjo është hera e parë që në krye të ASHAK-ut është zgjedhur një grua.

    Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve.

    Justina Shiroka Pula u lind në vitin 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë, ku edhe e kreu Fakultetin Ekonomik ndërsa u doktorua në vitin 1977.S tudimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit.Pas diplomimit, u punësua në Bankën Popullore të Kosovës, e më pas në Fakultetin Ekonomik (1978), ku vazhdon edhe sot karrierën akademike. Ajo ka mbajtur pozita të rëndësishme në institucione, financiare, shkencore e arsimore në vend. Ka qenë pjesë dhe drejtues e shumë bordeve të OJQ-ve në vend.

    Ajo ka qenë edhe ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës (2008-2011) dhe si deputete në Kuvendin e Kosovës (2011-2014).Në vitin 2016 është zgjedhur anëtare korrespondente e ASHAK-ut. Ndërsa nga viti 2018 ka qenë sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe me automatizem anëtare e kryesisë të Akademisë.Në vitin 2020 u zgjodh anëtare e rregullt-akademike e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!