Deputetët e Partisë Demokratike kanë shkuar në Parlamentin shqiptar sot me logon e UÇK’së ngjitur në kostumet e tyre.
Ata kanë vendosur stemën e UÇK-së, kjo pas vendimit të një dite më parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë për të lënë në burg liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata gjithashtu kanë vendosur edhe një foto të Belinda Ballukut në dyert e Kuvendit. Në foto ajo shfaqet krah Ron Yeffet, ndërsa punonjëset e Kuvendit mundoheshin ta fshinin.
Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Specialja ka konstatuar se të katër ishin përgjegjës për ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimit mizor kundër 49 personave, torturës kundër 303 personave dhe vrasjes së paligjshme kundër 96 personave.
Ata u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit pasi nuk u vërtetua dyshimi se kanë kryer sulme ndaj popullatës civile. Gjithashtu të akuzuarit u shpallën të pafajshëm në lidhje me një numër incidentesh krime lufte.