Pas qëndrimit në Shqipëri, gjatë ditës së nesërme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën.
Gjatë vizitës në Kosovë ajo pritet që të zhvillojë takim me ushtruesen e detyrës së Presidentës, Albulena Haxhiu.
Sipas njoftimit për media takimi Von der Lyen-Haxhiu do të nis nga ora 12:30 në ambientet e Presidencës së Kosovës.
Ndërkohë, Von der Leyen sot ka qëndruar në Tiranë, ku është takuar dhe ka dalë në konferencë me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.