×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje të reja rreth tentim grabitjes në Prishtinë, ku hajni i armatosur u frikësua nga një konsumator

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 11:48

    Një tentim grabitje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një market në Prishtinë.


    Personi i cili kishte hyrë për të kryer grabitjen u frikësua nga një konsumator dhe u largua më pas.

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka thënë se nga ky rast nuk ka persona të lënduar.

    “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person i maskuar dhe me armë të shkurtë në dorë kishte hyrë në një lokal dhe ia kishte drejtuar armën dëshmitarit mashkull kosovar por dëshmitari kishte arritur ta zbraps të dyshuarin i cili kishte dalë nga lokali dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 20:45.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!