Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Rrugën e Kombit ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur brenda tunelit të Kalimashit dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.
Mjetet e përfshira në aksident drejtoheshin nga shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.
Dinamika e aksidentit është ende e paqartë, ndërkohë që policia dhe ambulancat kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje.
Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, një i vdekur e disa të lënduar
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.