Pasi OBSH-ja deklaroi disa ditë më parë se pandemia është drejt fundit, një tjetër konfirmim vjen nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.
Në një intervistë për CBS News presidenti amerikan u shpreh se pandemia ka mbarua, por ka ende një shumë punë për të bërë.
“Pandemia ka mbaruar. Ne kemi ende një problem me Covid. Kemi ende shumë punë për të bërë, por pandemia ka mbaruar. Nëse e vini re, askush nuk mban më maskë. Të gjithë duket se po ecin shumë mirë, dhe unë gjithashtu mendoni se gjërat po ndryshojnë”.
Megjithatë, shtypi amerikan ngadalëson ritmin duke kujtuar se autoritetet shëndetësore amerikane ende raportojnë mesatarisht rreth 400 vdekje që i atribuohen Covid-19 çdo ditë./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.