Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti ka thënë se institucioni që ai e drejton, e mirëpret vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit në lidhje me rastin e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit”.
Sipas Mehmetit, fitorja në Arbitrazh dëshmon që vendimi i marrë nga institucioni që ai udhëheq, ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm.
Në një konferencë për medie, Mehmeti ka thënë se “IuteCredit”, ka devijuar nga plani i biznesit, duke i sjellë tregut kosovarë diçka, siç e ka quajtur të dëmshme.
“BQK ka kryer dy ekzaminime në këto institucione për të parë nëse janë duke i përmbushur kriteret që i kanë, dhe kemi evidentuar një varg shkeljesh, që ishin jashtë çdo norme të interesi, si dhe jashtë çdo standardi”, u shpreh Mehmeti.
Mehmeti ka thënë se “normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione janë jashtë çdo standardi, qoftë nëse i krahasojmë me vetë projeksionet e këtyre institucioneve, qoftë në raport me normat e interesit në kredi që aplikohen nga institucionet tjera financiare në vend”.
“BQK mbetet e përkushtuar që të krijojë kushte për konkurrencë të shëndosh, por në të njëjtën kohë angazhohet vazhdimisht që secili institucion i licencuar të funksionoj sipas ligjeve dhe rregullave”, ka thënë ai. /EO