×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Benefitet e qershive gjatë verës

    Reporteri
    17 Korrik 2023 | 18:15

    Qershitë janë padyshim ushqim i jashtëzakonshëm i stinës së verës.

    Vetëm një tas prej tyre përmban rreth 90 kalori dhe është i pasur me vitamina A dhe C.

    Konsumimi i këtij fruti të vogël plot shije i dhuron trupit tuaj shumë antioksidantë që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbipeshës.

    Krahas këtyre vlerave ekspertët thonë se qershitë ndihmojnë organizmin edhe në shumë drejtime të tjera.

    Në këtë artikull listohen disa nga vlerat e jashtëzakonshme që mund të përfitoni nga kokrrat e qershive.

    Ndikimi në kocka

    Qershitë janë një burim i madh antioksidantësh dhe për këtë arsye ndihmojnë në rigjenerimin e kockave.

    Mjekët i lidhin me reduktimin e acidit nitrik që është faktori kryesor për sëmundjen e artritit rheumatoid dhe oseteoartritit.

    Sipas një studimi të Universitetit të Bostonit në Amerikë, konsumimi i këtij fruti ul me 35% shansin e dhimbjes së kockave.

    Gjithashtu qershitë parandalojnë inflamacionin e organizmit dhe problemet me presionin e ulët apo të lartë të gjakut.

    Ulin nivelin e sheqerit në gjak

    Për të gjithë personat me diabet, qershitë mund të jenë zgjidhja e duhur për të qëndruar të shëndetshëm.

    Si të gjithë frutat me ngjyrë të kuqe edhe qershitë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.

    Atoksianina, sipas mjekëve rrit me 50% prodhimin e nivelit të insulinës në trup duke ndihmuar kështu rregullimin e sheqerit në gjak.

    Ndihmon në parandalimin e sëmundjve të zemrës

    Qershitë e athta ndihmojnë në përmirësimin dhe parandalimin e problemeve kardiovaskulare.

    Nëse i konsumoni vazhdimisht ato do të parandaloni edhe riskun e prekjes nga ataku në zemër.

    Ndihmojnë në reduktimin e yndyrave të këqija në gjak duke ju dhuruar një trup të shëndetshëm.

    Kundër sëmundjeve kancerogjene

    Një dietë sa më e pasur me qershi mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet kancerogjene.

    Duke qenë të pasura me fibra ato promovojnë tretjen e mirë dhe ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë.

    Veçanërisht qershitë athta të cilat përmbajnë disa enzima të cilat ndihmojnë trupin të rregullojë radikalet e lira.

    Ndihmon në përmirësimin e memories

    Janë një burim i mirë antocianine që do të thotë një shëndet i mirë për memorien.

    Ky frut shumë i shijshëm ndihmon trurin të përmirësojë funksionet e tij dhe të përmirësojë memorien ndër vite.

    Ndikimi tek gjumi

    Konsumimi i një tasi me qershi në darkë do të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit.

    Sipas ekspertëve qershitë ndihmojnë në rregullimin e orës së brendshme të trupit dhe ciklit të gjumit tek njeriu.

    Kjo pasi janë të pasura me melatoninë, një enzimë që ndihmon në qetësimin e organizmit./agroweb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!