Limoni dhe kanella janë një kombinim i fuqishëm në kurimin e virozave të ndryshme.
Limoni është i famshëm për aftësitë detoksifikuese, forcimin e imunitetit, përmirësimin e tretjes, heqjen e njollave dhe rënien në peshë.
Kanella është e njohur për vlerat kundër mikrobeve, mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, fuqinë kundër tumoreve, përmirësimin e tretjes e shumë të tjerë.
Kundër dhimbjeve të kyçeve
Përzieni dy lugë çaji me kanellë pluhur, një lugë çaji me mjaltë dhe lëngun e një limoni.
Kundër mbipeshës
Lëngu i limonit djeg yndyrat ndërsa kanella përshpejton ritmin e metabolizmit dhe ju ndihmon të digjni më shumë kalori.
Sa herë që të pini çaj, shtoni lëng limoni dhe kanellë që të përshpejtoni përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.
Kolla dhe e ftohura
Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C që forcon sistemin imunitar dhe shkurton kohëzgjatjen e gripit apo infeksionit.
Kundër rrudhave
Me limon dhe kanellë, ju mund të përgatisni një krem fantastik kundër rrudhave. Përziejeni lëngun e limonit me pluhur kanelle dhe me të lyeni të gjithë fytyrën.
Mbajeni për 15 minuta aq sa antioksidantët të ushqejnë lëkurën dhe të përmirësojnë paraqitjen e saj.
Detoksifikim i trupit
Trupi akumulon toksina dhe ka nevojë të çlirohet prej tyre rregullisht. Lëngu i limonit është i dobishëm për mëlçinë, organi kryesor që ka detyrën të pastrojë organizmin.
Kanella neutralizon radikalet e lira dhe parandalon dëmet qelizore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.