×
  • Sport
  • Sport

    Edersoni në dyshim për ndeshjen kundër Arsenalit

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 20:44

    Portieri i Manchester Cityt, Ederson pritet të mungojë deri në katër javë pas lëndimit që e pësoi në barazimin 1 me 1 me Liverpoolin në Premier Ligë.

    Braziliani u detyrua të largohet pas duelit me Darwin Nunezin.

    Pas ndeshjes, menaxheri i Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se nuk e di se sa serioz është lëndimi i Edersonit, por ka shtuar se nuk duket mirë.

    30-vjeçari pritet të mungojë kundër Newcastle Unitedit në çerekfinalen e FA Cup të shtunën.

    Ai është në dyshim të madh edhe për ndeshjen e rëndësishme me Arsenalin më 31 mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!