Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është nderuar të premten nga Ministria e Jashtme e Austrisë me çmimin evropian “Dr. Alois Mock”. Çmimin ia ka dorëzuar Alexander Schallenberg në një ceremoni ku morën pjesë ministra nga rajoni.
Në fjalimin e tij, kryediplomati evropian diskutoi sfidat me të cilat po përballet Evropa. Ai ka thënë se më parë tregtia i bashkonte vendet në BE, ndërsa tani fokusi është te siguria për shkak të sfidave të shumta, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Borrell theksoi se identiteti evropian nuk do të jetë i plotë derisa të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e familjes evropiane.
“Identiteti evropian s’është përfunduar ende dhe s’do të përfundojë derisa të gjitha vendet e Ballkanit t’i bashkohen familjes evropiane”, deklaroi Borrell.
HR/VP @JosepBorrellF is honoured today with the Dr. Alois Mock Europe Prize at the European Forum in Wachau, 🇦🇹 Austria. Watch his acceptance speech ⬇ https://t.co/2PglPW1NWf
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) June 21, 2024