×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata lidhur me mostrat e Astrit Dreharit, Haki Abazi intervistohet sot nga Prokuroria

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 7:38

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari.

    Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori.

    Abazi do të intervistohet nga prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari.

    Ai javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

    Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

    “Dihet qartë kush ka hyrë te frigoriferi”, Haki Abazi thotë se ekzistojnë video incizmet që dëshmojnë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!