×
  • Lajme
  • Lajme

    Florim Ejupi në rrëfimin e parë të tij televiziv: Nuk kam asnjë lidhje me CIA-n

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 22:57

    Florim Ejupi ka thënë se nuk ka lidhje me CIA-n. Ai ka thënë se nuk ka bashkëpunuar me shërbimin amerikan. Një oficer i KFOR pati deklaruar se Ejupi është liruar se ka punuar për CIA-n.


    “ Unë nuk muj me ndalu kush cka thotë unë muj me dhënë përgjegjësi për veti se kjo nuk është e vërtetë. Edhe per Hashimin thanë se është i amerikanëve amerikani ja bani aktakuzën.”, tha ai.
    Ai ka folur ndaj akuzave që Aleksandër Vuçiq ia kishte bërë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

    Ejupi ka thënë se nuk merret me deklarata koti të Aleksandër Vuciq, pasi sipas tij Udbashat janë munduar ta fajësojnë për çdo gjë.
    Sipas Ejupi, me pas qenë në Kosovë edhe burg do të vuante për deklarata të Vuciqit.
    “Ata shkijet edhe udbashat kanë mundu me ma ngjitë cdo gjë mu, me pa kanë në Kosovë ma kishin vesh edhe burg më kishin shti me majt. Prandaj i falenderon Zotit edhe shtet ku jom që këta nuk merren me deklarat koti të Vuciqit, shteti gjerman e dinë ku jom kanë, jom kanë në shkollë, udbashat edhe Vuciqi ja kanë fut kot”, ka thënë Ejupi në Debat Plus.

    Aleksandër Vuciq kishte deklaruar se autoritetet e atij vendi kanë prova për atë që qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviq.

    Vuciq kishte kërkuar nga Shqipëria që të ju japin disa video nga aeroporti i Tiranës, ku sipas pretendimit të presidentit serb ka dëshmi për atë se çka ka bërë Ejupi.
    “Pyes pse nuk po na i japin videot nga Aeroporti i Tiranës, Rinasi? pse nuk mund të gjejmë dëshmi se çfarë ka bërë Florim Ejupi, i cili është nën vëzhgim në Gjermani dhe çfarë ka bërë ai në Aeroportin e Tiranës, prej nga ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Çfarë ka bërë Nexhmedin Zekaj, i cili ka ndërruar emrin e tij në Lirim Zekaj më pas? Këto janë të gjitha pyetje për të cilat ne nuk mund të marrim përgjigje”, ka thënë dje Vuciq.
    Florim Ejupi ishte arrestuar edhe në vitin 2014-të pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmetaj, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!