×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dalin pamje të reja të rusit që u bë për spital pasi pengoi aksionin e djeshëm të policisë në Veri

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 8:46

    Gjatë aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në Veri, ishte arrestuar edhe  edhe shtetasi rus, Mihael Krasneoschenko.


    Ministria e Drejtësisë njoftoi se arrestimi i tij është bërë për arsye se ai kishte vendosur veturën e tij si barrikadë në mënyrë që të mos kalonte policia në pjesën veriore të vendit.

    Lirimin e shtetasit rus i punësuar në UNMIK, gjatë ditës së djeshme e kishte kërkuar edhe UNMIK si dhe Ministria e Jashtme e Rusisë, shkruan Reporteri.net.

    Pas disa orësh ai u lirua nga arrestimi, megjithatë u raportua se kishte marrë disa plagë dhe po trajtohej në spitalin e Mitrovicës.

    Gjatë ditës së sotme nga mediat serbe janë publikuar pamje të reja gjatë qëndrimit të tij në spital.

    Megjithatë ai nuk ka pranuar të flasë për rolin e tij në aksionin e djeshëm, duke thënë se nuk mund ta bëjë këtë pa lejen e UNMIK-ut. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!